Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
Nga Aurenc Bebja Gazeta finlandeze “Jakobstads Tidning” ka botuar, të shtunën e 15 korrikut 1939, në faqen n°4, një shkrim asokohe rreth largimit të Mbretit Zog dhe familjes mbretërore nga Polonia për në Letoni, duke përmendur ndër të tjera bujarinë e mbretit. Mbreti Zog shumë bujar me bakshishe. Djali i ashensorit merrte 5 dollarë për çdo shërbim, sado të vogël. Të enjten i është komunikuar gazetës Hbl. nga Riga: Sonte në orën 23:32, me trenin ekspres të Varshavës, mbërriti në Riga ish-mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu, ish-mbretëresha Geraldinë, djali i tyre tre muajsh, ish-princi i kurorës Aleksandër, si dhe motrat e ish-mbretit me suitën e tyre. Të ftuarit e shquar u nisën nga kryeqyteti polak sot në mëngjes në orën 9:24. Banorët e Varshavës shpresuan deri...