“It’s My Life”, himni ekzistencialist që na e kujton përgjegjësinë e zgjedhjeve jetësore
Kënga It’s My Life, e Jon Bon Jovit e lansuar më 23 maj 2000, nuk u shfaq rastësisht. Ajo erdhi në një moment kur Perëndimi po hynte në mijëvjeçarin e ri me një ndjenjë të dyfishtë: optimizëm teknologjik dhe ankth ekzistencial. Vitet 2000 nisën me idenë e “fillimit nga e para”. Interneti po hynte në jetën e përditshme, ritmi i jetës po përshpejtohej dhe identiteti personal po fillonte të shpërndahej mes roleve të reja sociale, profesionale dhe digjitale. Brezat që ishin rritur në vitet ’80–’90 po hynin në moshën e përgjegjësisë, duke u përballur me pyetjen thelbësore: a po e jetoj jetën time, apo versionin që më është caktuar? Në këtë klimë, It’s My Life funksionoi si kundër-deklaratë ndaj ndjenjës së humbjes së kontrollit. Ajo...
Burimi:
kultplus.com