Ismail Syla: Udha përballë rrugës

Ismail Syla: Udha përballë rrugës

Ese filozofiko – hermetike (Midis ontologjisë organike dhe kulturore) Nga: Ismail Syla Gjuha shqipe ka një aftësi të rrallë për të dalluar kuptimin denotativ dhe konotativ të fjalëve “udhë” dhe “rrugë” si manifestim i lëvizjes organike dhe asaj të  ndërtuar. Këto fjalë sipërfaqësisht përfaqësojnë kuptime që duken të njëjta, të afërta, por në thelb i përkasin dy botëve që kanë dallime dhe paraqesin dy mënyra të ndryshme të lidhjes së njeriut me tokën dhe me kulturën. Dy fjalë që duken se zëvendësojnë njëra tjetrën, por në fakt brenda tyre mbajnë dy kozmosë të ndryshëm. Në një vështrim të shpejtë, udha është më e brendshme, rruga më e jashtme. Por dallimi është edhe më kompleks. Ato janë dy regjime të ekzistencës, dy metafizika të lëvizjes, që...