Burimi:
kultplus.com

Foto © kultplus.com
Ismail Syla: Rrugica
Estetikë urbane Nga Ismail Syla Ese lirike mbi damarët e fshehtë të qytetit Rrugica nuk është vetëm projekt urban, por edhe rrëfim njerëzor i shkruar me hapa të vegjël, që nuk shkon shumë larg. Ajo shkon nën ballkonin e dikujt, ku një këmishë valëvitet si flamur i jetës së zakonshme dhe një lule në kënaçe konservash e bën qytetin të besojë sërish në pranverë. Shkon te një tavolinë ku kafja ftohet ngadalë dhe te një dritare e hapur nga e cila dëgjohet zëri i një radio të vjetër që mban mend një këngë të harruar nga qyteti. Rrugica nuk ndalet as hutohet, por shkon nën ballkonin e një studenteje që kthehet vonë, te dritarja e e përdheses së një çifti që grindet pa zë, nën ballkonin e ...








