Ismail Syla: Përroi dhe lumi
(Atlasi Ujor Metafizik – AUM) Nga Ismail Syla Kur rrëkezat bashkohen, lind diçka më e madhe se shumësia e tyre: rrëkeja, e cila është forma e parë ujore që e njeh veten si rrjedhje. Rrëkeja është momenti kur uji nuk është thjesht lëvizje, por lëvizje që e di se po lëviz. Ky është çasti kur energjia merr funksion. Kur impulsi kthehet në ritëm. Kështu, vija e ujit, rrëkeza dhe rërkeja përftojnë identitet të përbashkët. Secila rrëke dhe rrëkezë sjell diçka në përroskë: ritmin, drejtimin, historinë dhe impulsin e vet. Përroska nuk i shuan këto dallime. Ajo i përfshin. Kjo është arsyeja pse përroska ka më shumë karakter se format e mëparshme: ajo është kompozitë e identiteteve të shumta, që në këtë ese nuk do të shtjellohen gjerësisht, por në...
Burimi:
kultplus.com