Ismail Syla: Gjashtë gjendje të paprekshme
Koha e triadës dyfishe Nga Ismail Syla HESHTJA – fjala që refuzon të zvogëlohet Nga këndvështrimi metafizik, heshtja është mungesë e fjalës, ndërsa në artin hermetik është fjalë që nuk pranon të bëhet tingull, sepse do ta zvogëlonte. Heshtja është mbingarkesë kuptimi, lind kur fjala është e vogël për barrën. Kur përvoja është më e gjerë se gjuha, heshtja bëhet zgjedhje, jo pamundësi. Në heshtje, gjërat flasin pa zë. Një plagë hesht, por thotë më shumë se një rrëfim. Një shikim hesht, por hap botë. Heshtja është gjuha e asaj që nuk pranon përkthim, është mënyra si qenia mbron veten nga reduktimi. Shpesh fjala pushon, që e vërteta të mos humbasë. Prandaj heshtja nuk është boshllëk, por dinjitet i kuptimit. ËNDRRA – vërteta pa barrë...
Burimi:
kultplus.com