Isabel Allende: Ora e së vërtetës!

Isabel Allende: Ora e së vërtetës!

Nga Isabel Allende Alba rrinte e mbledhur kruspull në errësirë. Letrën ngjitëse që i zinte sytë ia kishin shqitur me forcë dhe në vend të saj i kishin vënë një shirit të shtrënguar fort. Po vdiste fare nga frika. Kujtoi stërvitjen që i bënte dikur daja i saj, Nikolasi, për ta përgatitur që të mos kishte frikë nga frika. U përqëndrua që të mposhtte të dridhurat e trupit dhe të mos dëgjonte zhurmat e llahtarshme që vinin nga jashtë. U përpoq të sillte ndër mend çastet e lumtura që kishte kaluar me Migelin.Donte të shtynte kështu kohën dhe të gjente forca për të përballuar atë që e priste. Me vete thoshte se duhej të duronte disa orë pa e tradhtuar nervat, derisa gjyshi të vinte...