Ina Kosturi vlerësohet me medalje bronzi nga Global Music Awards
Ina Kosturi, profesore e asociuar e violinës në Universitetin e Arteve në Tiranë, u nderua me medalje bronzi në Global Music Awards (SHBA) për kompozimin origjinal “Koncert për violinë dhe orkestër”. Çmimet Globale të Muzikës (GMA) njihen gjerësisht nga ekspertët e industrisë si një ceremoni që vlerëson artistët shumë të talentuar. Juria përbëhet nga personalitete fitues të çmimeve “Grammy” dhe “Emmy”. Çmimet globale të Muzikës kanë çdo vit pjesëmarrje nga e gjithë bota, në një gamë të gjerë, nga këngët, te albumet muzikore, muzikë instrumentale, simfonike, muzikë filmi dhe spektakli. Ky vlerësim për profesoren e asociuar të Fakultetit të Muzikës, Ina Kosturi, vjen pas disa çmimeve të tjerë të rëndësishëm në Slloveni, Maltë, Vjenë, Zvicër, SHBA e Angli./atsh ObserverKult Lexo edhe: Dita e Pavarësisë përmes...
Burimi:
kultplus.com