“Idioti”, tregim nga Eduardo Galeano

“Idioti”, tregim nga Eduardo Galeano

(Tregim i shkurtër nga Eduardo Galeano) “Na ishte një herë, në një qytezë province, një grup njerëzish që dëfrenin duke qesëndisur “Idiotin” e lagjes së tyre; një burrë të ngratë dhe mendjelehtë, i cili e mbante frymën gjallë me punë të vogla e duke lypur. Përditë e shpotisnin si “Idiot” në barin e qytezës, ku i jepnin të zgjidhte midis dy kartëmonedhash: një të madhe syresh, me vlerë njëqind pesos, dhe një të vogël, me vlerë pesëqind pesos. I gjori përherë zgjidhte më të madhen në përmasa, domethënë më pak të vlefshmen në vlerë monetare, prandaj të gjithë gajaseshin rrjedhimisht. Një ditë prej ditësh, dikush i pranishëm në këtë qesëndi të përditshme, i tronditur, priti që të tjerët mos ta kishin mendjen, gjersa e mori...