Ibrahim Rugova, prijësi që sfidoi regjimin komunist
Lindi më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të komunës së Istogut. Më 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan babain. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm në Pejë, më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës, më 1971. Gjatë një viti akademik (1976-77) qëndroi në Paris, në École Pratique des Hautes Études, nën mbikëqyrjen e prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Më 1984 mori doktoratën në letërsi në Universitetin e Prishtinës. Më 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Është autor i dhjetë librave. Ishte që në nismë redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe...
Burimi:
kultplus.com