‘IA mund të dalë jashtë kontrollit’, drejtues të OpenAI, Meta dhe Google kërkojnë më shumë siguri

‘IA mund të dalë jashtë kontrollit’, drejtues të OpenAI, Meta dhe Google kërkojnë më shumë siguri

Mbi 1,100 punonjës dhe drejtues të industrisë së inteligjencës artificiale kanë kërkuar nga autoritetet amerikane të ngadalësojnë publikimin e modeleve më të avancuara të IA-së, duke paralajmëruar se zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie mund të sjellë rreziqe që janë të vështira për t’u kontrolluar. Nisma është firmosur nga figura të rëndësishme të sektorit, përfshirë drejtues dhe studiues nga kompani si Anthropic, OpenAI, Meta dhe Google DeepMind. Mes mbështetësve janë edhe CEO i Anthropic, Dario Amodei, si dhe drejtues të departamenteve të kërkimit në disa prej kompanive më të mëdha të inteligjencës artificiale. OpenAI dhe Anthropic e kanë mbështetur publikisht nismën përmes postimeve në platformën X, duke kërkuar më shumë masa sigurie përpara publikimit të modeleve të reja. Incidentet që ngritën shqetësimet Kërkesa vjen pas...