“I huaji” i Kamysë në Tiranë, kryevepra e autorit francez teatralizohet në Teatrin Eksperimental
“I huaji”, kryevepra e autorit francez Albert Kamy është teatralizuar nga aktorët e Teatrit Eksperimental, që kanë premierën absolute këtë të enjte të mbrëmje. Vepra tregon historinë e Mersosë, që përjeton një shkëputje emocionale pas vdekjes së të ëmës, ndërsa jeta e tij merr një kthesë tragjike kur vret një burrë pa asnjë arsye, i verbuar nga dielli dhe nxehtësia. I dënuar me vdekje, ai përballet me absurditetin e ekzistencës. Shfaqja vjen nën konceptin e regjisorit Italian Jonathan Bertolai, që përmes personazhit eksploron kompleksitetin e përvojës njerëzore. “E ndërtuar mbi filozofinë e shprehur nga Kamy, vepra sillet rreth ekzistencializmit. Puna që kemi realizuar, merr frymëzim nga thelbi i mendimit të Kamy, ndjekim historinë e Mersosë, por të rishikuar plotësisht, të përmbysur nga këndvështrimi i tij,...