Hyjnë në fuqi rregullat e BE-së për etiketimin e përmbajtjes së krijuar nga Inteligjenca Artificiale
Rregullat e reja të Bashkimit Evropian për transparencën e përmbajtjeve të krijuara ose të manipuluara nga Inteligjenca Artificiale (AI) kanë hyrë zyrtarisht në fuqi, në kuadër të Aktit për Inteligjencën Artificiale (AI Act). Sipas Nenit 50 të këtij ligji, kompanitë që ofrojnë chatbot-e dhe sisteme të tjera interaktive të Inteligjencës Artificiale duhet t’i njoftojnë përdoruesit kur ata po komunikojnë me një sistem AI, përveç rasteve kur kjo është e qartë nga vetë natyra e ndërveprimit. Komisioni Evropian kërkon gjithashtu që platformat që krijojnë tekst, imazhe, video ose materiale audio të përdorin shënues teknikë të lexueshëm nga makinat, në mënyrë që përmbajtja të mund të identifikohet si e gjeneruar apo e ndryshuar nga AI. Rregullat e reja prekin edhe përdorimin e deepfake-ve dhe përmbajtjeve të krijuara...
Burimi:
kultplus.com