Hosseini: Do të vijë një ditë… kur ajo nuk do ta vajtojë më humbjen e tij

Hosseini: Do të vijë një ditë… kur ajo nuk do ta vajtojë më humbjen e tij

Nga Khaled Hosseini Me kalimin e kohës, ajo ngadalë do të lodhet nga ky përjetim. Asaj do t’i duket gjithnjë e më rraskapitëse për ta sjell ndërmend atë, për ta ringjallur edhe njëherë atë që ishte e vdekur. Do të vijë një ditë, në fakt, vite më vonë, kur ajo nuk do ta vajtojë më humbjen e tij. Ose të paktën jo vazhdimisht. Do të vijë një ditë kur detajet e fytyrës së tij do të fillojnë të rrëshqasin nga kthetrat e kujtesës, dhe kur veshi i saj të kap emrin e tij tek një fëmijë që e thërret nëna e vet, nuk do të kumbojë më brenda saj ai emër… Asaj nuk do t’i mungojë më ai siç i mungon tani, ku dhimbja nga...