No Image Available

Historia e Sahatit të Gjirokastrës/ Rrëfehet njeriu që nuk i lë të pushojnë akrepat e orës më unike në Ballkan

Në vitin 1968, sahati i Gjirokastrës u soll nga qyteti i Shkodrës. Po në këtë vit u ndërtua edhe Kulla e Sahatit. Ora fillestare kishte një diametër prej vetëm 70 cm dhe, për përmasat e qytetit të Gjirokastrës, fusha e saj ishte e vogël dhe mezi dallohej. Për këtë arsye, u punua për zgjerimin e fushës së sahatit, një proces që kërkoi ndërhyrje të kujdesshme dhe mjeshtëri të veçantë. Këmbana e sahatit daton në vitin 1940, duke i dhënë kësaj ore një vlerë të veçantë historike. Pas disa ndërhyrjeve të tjera në kullë ndër vite, u pa e nevojshme që fusha e sahatit të zmadhohej sërish, deri në një diametër prej 2.5 metrash. Me këto përmasa mbresëlënëse, ora e Kullës së Sahatit të Gjirokastrës konsiderohet...