Haxhiu: Vendit nuk i duhen zgjedhje të reja, kërkohet marrëveshje për Presidentin
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar konsultime me drejtues të subjekteve politike lidhur me situatën politike në vend dhe nevojën për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e Presidentit. Pas takimit, Haxhiu tha se dallimet politike mes partive janë të njohura, por sipas saj, pikërisht në rrethana të tilla dialogu bëhet i domosdoshëm. Ajo theksoi se për zgjedhjen e Presidentit nevojitet një marrëveshje më e gjerë politike sesa për formimin e institucioneve të tjera. “Nuk kemi as arsye, as kohë, ta shtyjmë për ditën e fundit atë për të cilën, në fund, gjithsesi duhet të ulemi dhe të merremi vesh”, tha Haxhiu. Sipas saj, gjatë takimit është ritheksuar se Kosovës nuk i duhen zgjedhje të reja dhe se të gjitha...
Burimi:
kultplus.com