Haxhiu pret Orkestrën “Amadeus”, vlerëson sukseset e saj në skenën ndërkombëtare

Haxhiu pret Orkestrën “Amadeus”, vlerëson sukseset e saj në skenën ndërkombëtare

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”, duke i përgëzuar për sukseset e arritura gjatë këtij viti në garat ndërkombëtare. Haxhiu vlerësoi rezultatet e orkestrës, e cila fitoi katër çmime prestigjioze në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” në Pragë të Çekisë, si dhe çmimin kryesor “Grand Prix” dhe vendin e parë në Festivalin Ndërkombëtar “Spring Symphonies” 2026 në Spanjë. Sipas saj, këto arritje dëshmojnë talentin, përkushtimin dhe nivelin e lartë artistik të të rinjve nga Kosova, të cilët po e përfaqësojnë vendin me dinjitet në skenat ndërkombëtare. Ajo theksoi se ky sukses është rezultat i punës së dirigjentit Vehbi Shosholli, drejtoreshës Hana Petrovci, stafit të shkollës “Amadeus”, si dhe angazhimit...