Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Hafiz Ali Korça, patrioti i persekutuar nga regjimi komunist
Më 7 janar 1957 ndërroi jetë Hafiz Ali Korça, teolog me influencë, patriot, arsimtar e pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit. Ali Korça, djali i Iljas efendiut, lindi në vitin 1866 në qytetin e Korçës. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa studimet e larta i kreu në Stamboll. U kthye në vendlindje dhe filloi të jepte mësim në shkollën shqipe të Korçës, ku jepte gjuhë osmane, matematikë, drejtshkrim të gjuhës turke. Zotëronte shumë mirë arabisht, persisht, osmanisht dhe frëngjisht. Në vitin 1890 emërohet mësues në shkollën rushdije të Korçës, dhe më pas kaloi në shkollën idadije, ku dha lëndët gjeografi dhe matematikë. Në vitin 1903 u emërua mësues gjeografie dhe historie në shkollën idadije të Spartës në Anadoll. Ka marrë pjesë në Kongresin e...