Burimi:
top-channel.tv

Foto © top-channel.tv
Gruaja në kinemanë e komunizmit, ja si e ndërtoi regjimi portretin e gruas duke përdorur propagandën në ekran
Shoqëria shqiptare e pas Luftës së Dytë Botërore e cilësonte gruan më të dobët dhe më inferiore se burrat. Duke ditur problemet serioze në statusin e vajzave, Partia e Punës i përdori për ideologjinë e saj, pasi konsideronte se vetëm përmes emancipimit të grave mund arrihej ‘demokracia dhe liria e vërtetë’. “Shfaqet një grua e re, heroinë, sakrifikuese, ndjek ideologjinë e partisë”, u shpreh autorja e librit, Malda Lika. Malda Lika është 25 vjeçe, nuk e ka jetuar diktaturën, por vendosi që temë për diplomën në degën Kinema dhe Media në Universitetin e Torinos të zgjidhte ‘gruan shqiptare në komunizëm’, që në bashkëpunim me Arkivin e Filmit e solli si botim studimor. “Figura e parë ishte ajo e gruas partizane, sikurse duket te ‘Dimri i...








