“Grimca”, tregim nga Mehmet Elezi

“Grimca”, tregim nga Mehmet Elezi

Mehmet Elezi Qe ora katër e agut, kur i shqipëroi katër vargjet e fundit.  Bëri krak dera. Doli një hije. Ai njohu profilin e zotit të Skëterrës. Po më le?, i tha. Ajri në fjetën e vogël u thith. Ai s’po merrte dot frymë.  Nuk po të lë, tha zoti i Skëterrës, duke tërhequr derën pas vetes. Mbaruam bashkë, po dal.  Iu kujtua Fishta. Fishta kish parë shkrimin për Lahutën te Hylli i Dritës, kish këqyrë autorin. A kjo grimcë e ka shkrue?, kish thënë dhe i kishin zdritur sytë e zinj. Pashko Gjeçi gjithmonë kish qenë imcak.  Sa një rrum. Tashti edhe më i imët. Mishin ia kish ngrënë biruca e të burgosurit politik. Ani pse nuk qe marrë kurrë me politikë. Gjakun ia...