Goditje e re për Google, Bashkimi Evropian i shqipton gjobë prej 890 milionë eurosh

Goditje e re për Google, Bashkimi Evropian i shqipton gjobë prej 890 milionë eurosh

Bashkimi Evropian ka gjobitur gjigantin teknologjik Google me 890 milionë euro (rreth 1 miliard dollarë), duke e akuzuar për shkelje të rregullave të konkurrencës dhe të Aktit të Tregjeve Dixhitale (Digital Markets Act – DMA). Sipas Komisionit Evropian, kompania ka favorizuar produktet dhe shërbimet e veta në Google Play dhe në motorin e kërkimit Google, duke orientuar përdoruesit drejt ofertave të saj dhe duke dëmtuar konkurrencën në tregun digjital. Autoritetet evropiane vlerësojnë se këto praktika kanë kufizuar mundësitë e konkurrentëve dhe kanë cenuar të drejtën e konsumatorëve për të zgjedhur lirshëm shërbimet dhe aplikacionet. Vendimi përfaqëson një tjetër përplasje mes Brukselit dhe kompanive të mëdha teknologjike, pasi Google kishte dështuar më herët edhe në apelimin e një gjobe tjetër prej 4.5 miliardë dollarësh, të vendosur...