Gjigantët e klasikes “zbresin” në Durrës, koncert me pjesë nga Mozart, Bach, Boccherini, Shostakovich, Piazzolla dhe Gardel

Gjigantët e klasikes “zbresin” në Durrës, koncert me pjesë nga Mozart, Bach, Boccherini, Shostakovich, Piazzolla dhe Gardel

Një mbrëmje e veçantë me muzikë klasike ka mbledhur në Muzeun Etnografik të Durrësit dhjetëra dashamirës të artit, mes tyre edhe shumë turistë të huaj, të cilët kanë shijuar interpretimet e një repertori të pasur nga kompozitorët më të njohur botërorë. Koncerti “Etera Sonore” i ofroi publikut vepra të Ëolfgang Amadeus Mozart, Johann Sebastian Bach, Luigi Boccherini, Dmitri Shostakovich, Astor Piazzolla dhe Carlos Gardel, duke krijuar një atmosferë të veçantë në një nga monumentet më të rëndësishme të qytetit. Atmosferën e mbrëmjes e solli në skenë Kuinteti i Harqeve, i përbërë nga Laura Llozi, Fatos Bardulla, Arben Llozi, Dorina Laro dhe Artur Stafhasani, të cilët interpretuan me profesionalizëm vepra të repertorit klasik ndërkombëtar. Koncerti “Etera Sonore” shënoi edhe mbylljen e kalendarit të aktiviteteve kulturore të...