“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

Nga Aurenc Bebja Gazeta norvegjeze “Morgenavisen” ka botuar, të shtunën e 8 gushtit 1931, në faqen n°10, rrëfimin e piktorit hungarez Márton Hosszú rreth vizitës së tij gjashtë javore asokohe në oborrin mbretëror të Shqipërisë. Në oborrin e Mbretit të Shqipërisë. Mbreti Zog është një mik i vërtetë i popullit të tij — Një mbretëri po modernizohet. Një piktor i famshëm hungarez, Márton Hosszú, ka qenë mysafir i mbretit shqiptar për gjashtë javë në pallatin e Tiranës. Mbreti Zog e ftoi Hosszún-ë, i cili ishte në një udhëtim studimor në Romë, të qëndronte në pallatin e tij sepse dëshironte që t’i pikturojë portretin e tij. Hosszú është kthyer tashmë në shtëpi në Budapest dhe ka shkruajtur në një gazetë vjeneze rreth vizitës së tij në Shqipëri...