Gërmimet arkeologjike në Bushat zbulojnë gjurmë të një tempulli, pjesë të murit rrethues dhe një ndërtesë të…
Nga Julia Vrapi Zbulime arkeologjike në Bushat, që dokumentojnë qytetin antik. Gërmimet arkeologjike u përqendruan në akropolin e qytetit antik, duke sjellë informacion të rëndësishme mbi hapësirën urbane, arkitekturën publike dhe periudhat e vona të përdorimit të qytetit ilir. Universiteti i Tiranës (Departamenti i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore) dhe Universiteti i Varshavës (Qendra e Kërkimeve për Europën Juglindore në Antikitet) në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër realizuan kërkime arkeologjike në Bushat. Nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëhet me dije se nga gërmimet arkeologjike u zbuluan edhe gjurmët e një tempulli të madh. “Gërmimet u përqendruan në akropolin e qytetit antik (IV-I p.e.s), ku u zbuluan gjurmët e një tempulli të madh, pjesë të murit rrethues të qytetit si dhe një...
Burimi:
sot.com.al