Galeria Kombëtare e Kosovës rihapet me ekspozitën “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”
Galeria Kombëtare e Kosovës rihap sonte dyert për publikun me ekspozitën “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, të kuruar nga Hana Halilaj. Kjo ekspozitë shënon rikthimin e institucionit pas një procesi të plotë rinovimi dhe rikonfigurimi të hapësirave ekspozuese, duke përuruar një fazë të re në zhvillimin publik dhe infrastrukturor të Galerisë. Ngjarja përkon gjithashtu me themelimin e hapësirës së parë institucionale për ruajtjen e koleksionit, një zhvillim i rëndësishëm që krijon mundësi të reja për konservim, studim dhe riinterpretim të veprave artistike, përcjell KultPlus. Në ekspozitë prezantohen vepra të 43 artistëve, mes tyre Adem Kastrati, Agim Çavdarbasha, Agim Rudi, Alban Muja, Alije Vokshi, Bedri Emra, Bora Baboçi, Brilant Milazimi, Budim Berisha, Doruntina Kastrati, Driant Zeneli, Driton Hajredini, Esat Valla, Ëngjëll Berisha,...
Burimi:
kultplus.com