“Free” e Lea Ypit dhe gjashtë librat që ndihmuan në krijimin e saj
Romani autobiografik “Free” i shkrimtares shqiptare Lea Ypi, i përzgjedhur si leximi i muajit korrik nga Dua Lipa, është më shumë se një kujtim personal. Ai është një reflektim mbi historinë, ndryshimet politike në Shqipëri, familjen dhe kuptimin e vërtetë të lirisë. Në një intervistë me Dua Lipën, Ypi ka folur për temat kryesore të librit, ndërsa ka ndarë edhe një listë me veprat letrare që kanë ndikuar në formimin e saj si autore dhe që kanë shërbyer si frymëzim për “Free”, shkruan KultPlus. Ndër librat e përzgjedhur është “Pallati i Ëndrrave” i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, të cilin Ypi e cilëson një nga autorët e saj të preferuar dhe një figurë themelore të letërsisë shqiptare. Sipas saj, vepra e Kadaresë, edhe pse e vendosur...
Burimi:
kultplus.com