Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Frederik Rreshpja: Ah… kur të vish ti, unë do të jem tretur…
Kështu çdo natë pres ty si skllav;Rri e vështroj yjet si ngrejnë statujaMbi pirgjet e kështjellave që vizatojnë errësirën.Kështu çdo natë zbresin nga drurët perënditë ilireMe tunikat e prera nga mjegullat e lashtaDhe lulekumonat si për mort tingëllojnë. Dhe, është një zog i zi që mallkonMe zërin e baladave të përgjakura.Kështu çdo natë vjen vërdallë nëpër kopsht një hijeMe një qiri prej hëne në dorë.Por, ah! kur të vish ti,Unë do të jem tretur nëpër kështjellat e ftohtaQë vizatuan egërsisht errësirat. *Titulli i origjinalit: “Pres“ ObserverKult ——————————————————————- LEXO EDHE: Frederik Rreshpja: Përditë fluturojnë stinët Fluturuan tri rosa në qiell,Shpirtra të pyjeve të harruar,Tingulli i këmbanës, si gjëmim haneKëndoj rekuiemin e yjeve të rrëzuar. Një vetëtimë e plagosur ra diku,Si shpata e një klithme,Mbi tokën e...