Foto: Si vdiqën të përqafuar Stefan Cvajg dhe bashkëshortja e tij
Mëngjesin e 23 shkurtit të vitit 1942, dhoma e gjumit, e marrë me qira nga dy bujtës në Gonçales Dias 34, në Petropolis, Brazil qëndroi e mbyllur deri pak para masditës. Personeli i shqetësuar njoftoi policinë, e cila theu derën duke gjetur të pajetë mbi shtrat një burrë dhe një grua. Të vdekurit ishin shkrimtari me origjinë austriake, i cili sapo kishte marrë nënshtetësi angleze, Stefan Cvajg, dhe bashkëshortja e tij, Elisabet Charlotte. Çifti Cvajg kishte emigruar në Brazil pasi ishte tronditur nga ardhja e nazizmit në fuqi dhe nga fitoret e përbindshme të kësaj makine gjakatare. Në shtypin e kohës, që i referohet raportit të policisë për ngjarjen, ndër të tjera shkruhet: “Zyrtarët gjetën një burrë të shtrirë në kurriz, të veshur plotësisht me...
Burimi:
kultplus.com