FOTO/ Bikini u quajt “bombë anatomike”, askush s’pranonte t’i vishte!

FOTO/ Bikini u quajt “bombë anatomike”, askush s’pranonte t’i vishte!

Më 5 korrik 1946 inxhinieri Louis Réard krijoi bikinin. Kostumi i plazhës apo rrobabanjoja (bikini) i përbërë nga dy pjesë shkaktoi drithërima në botën e atëhershme të modës. Gratë franceze e mirëpritën dizajnin, por Kisha Katolike, disa media dhe shumica e publikut fillimisht menduan se dizajni ishte i rrezikshëm. U quajt edhe skandaloz. Madje as revista ‘Vogue’ nuk donte të botonte në kopertinë fotografi modelesh me bikini. Prezantimin e parë të kësaj veshje përpara kamerave e bëri një kërcimtare e një bari striptiz, Micheline Bernardini. Ajo pozoi në një pishinë të Parisit. Louis Réard e pagëzoi kostumin e ri të plazhit bikini, nisur prej emrit të ‘Bikini Atoll’ në Oqeanin Paqësor, ku SHBA kryen provat e para të bombës atomike. Reklama e Louis Réard ishte: “Bikini,...