Forumi 26 /Një paradigmë e re organizimi për letërsinë shqipe

Forumi 26 /Një paradigmë e re organizimi për letërsinë shqipe

Pak ditë pas Tiranës, Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë – Forumi 26 është prezantuar edhe në Prishtinë, duke rikonfirmuar synimin e Forumit për të vepruar si një organizim mbarëshqiptar, që kërkon të ndikojë në mënyrë të vetëdijshme dhe të strukturuar në zhvillimet e letërsisë bashkëkohore shqipe. Forumi 26 është menduar si një platformë e artikuluar intelektuale, e cila synon të krijojë një kornizë të qëndrueshme bashkëpunimi mes autorëve shqiptarë, pavarësisht kontekstit shtetëror apo gjeografik ku ata veprojnë. Në themel të kësaj nisme qëndron konceptimi i letërsisë shqipe si një sistem kulturor i integruar, me koherencë të brendshme estetike dhe historike, ndërsa gjuha shqipe trajtohet si matrica e përbashkët simbolike e këtij sistemi. Në këtë perspektivë, Forumi synon të institucionalizojë dialogun estetik dhe kritik, të nxisë shkëmbimin...