Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Flurans Ilia: Katër palë flatra
Kënga e zogjve ndërpritet nga furtuna që po ngrihet prej Gjirit të Meksikës mbështjellë me zërat e frikësuar të njerëzve që vrapojnë t’i fshihen rrebeshit me pika të mëdha si ballamarë që lidhin qiellin me tokën e xhunglës që uzurpon pamjen e alarmuar të krijesave dhe krijimit. Një lundër e lidhur vështron këmbët e zbathura mbi ujë si dy breshka paqësisht vëzhguese nëse gishtat e këmbëve do të kishin sy dhe shihnin hardhucën e strukur nën një pemë që vrojton insektet me epsh shpërthyes ushqyer nga shiu që zbraz barkun e oqeanit mbi pllakat e ballkonit në këmbët e tij. Mbi pllakat e bardha me dhjetëra insekte vijnë e përfundojnë mbi shtjellën e qyngjes së kullimit të ujërave. Njeriu këmbëzbathur, i lagur edhe ai vet,...