Fjalori i Shqipes në komision, Akademia e Shkencave mungon/ Zhupa: Do të kërkojmë bllokim të fondeve

Fjalori i Shqipes në komision, Akademia e Shkencave mungon/ Zhupa: Do të kërkojmë bllokim të fondeve

Akademia e Shkencës u vu dje nën akuza të ashpra nga përfaqësuesit e opozitës, pasi përfaqësuesit e saj nuk u paraqitën në komisionin ku ishin thirrur për çështjen e Fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe. Kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa e ka quajtur të paprecedentë mungesën, por nga Akademia e Shkencave, për Report TV sqaruan se Komisioni parlamentar ishte njoftuar zyrtarisht, se kryesia e këtij institucioni ndodhet për një vizitë jashtë vendit. “…duhej të ishin paraqitur dhe të kishin sjellë material, nuk ka ndodhur. Akademia e Shkencave ka detyrim të raportojë në Kuvend, merr buxhetin nga Kuvendi, paraqet kërkesat e saj ndaj kuvendit. Është e patolerueshme që nuk vijnë dhe nuk kthejnë përgjigje. Rast i paprecedentë.” Ky ka qenë reagimi i deputetes Ina Zhupa, pasi në dëgjesën e planifikuar...