Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe- 40 mijë fjalë të reja: Kananaj: “Duroni, mund të përmirësohet sërish…”
Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka publikuar onlajn “Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe”, hartuar nga 25 hartues nga Shqipëria e Kosova. Prej 12 janarit, në domain-in “fjalor.online”, mund të gjejmë fjalorin e madh të gjuhës shqipe, me 125 mijë njësi leksikografike. Fjalori përfshin mbi 105 mijë fjalë, 12 mijë e 500 njësi frazeologjike, shprehje të huaja të paasimiluara, si dhe mbi 1200 akronime, ndërkohë që janë futur rreth 40 mijë fjalë të reja. “Një pjesë fjalësh janë zgjerim i strukturave të fjalëve ekzistuese. Për shembull, nga fjala ‘mirë’ del ‘mirësoj’, ‘i mirësuar’. Nga mbiemra, dalin ndajfolje… Ka fjalë të reja që dalin me zhvillimin e teknologjisë, hapjen e shoqërisë, me lëvizjet e mëdha të shoqërisë”, është shprehur koordinatorja e projektit për Fjalorin e Gjuhës Shqipe,...
Burimi:
kultplus.com