Filmime dhe kujtime në film 35mm, 16mm e fotonegativë, pjesë e procesit të digjitalizimit në Arkivin e Filmit

Filmime dhe kujtime në film 35mm, 16mm e fotonegativë, pjesë e procesit të digjitalizimit në Arkivin e Filmit

Nga Julia Vrapi Filmime, xhirime personale dhe kujtime në film 35mm, 16mm apo fotonegativë pjesë e procesit të digjitalizimit, një shërbim që do të ofrohet falas në Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit.  Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit ka nisur një nismë për digjitalizimin falas të këtyre materialeve, ku përmes këtij shërbimi, çdo qytetar mund të kontribuojë në ruajtjen e kujtesës kolektive, duke i kthyer kujtimet e çmuara në një trashëgimi të përjetshme. “Kujtimet tuaja janë thesar i çmuar! Keni filmime familjare, xhirime personale apo kujtime të çmuara në film 35mm, 16mm apo fotonegativë? Sillini në arkivin tonë dhe do t’i digjitalizojmë me kujdes dhe dashuri, duke i kthyer në kujtime të përjetshme. Ky shërbim ofrohet falas! Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ju fton të kontribuoni...