Filmi shqiptar me metrazh të shkurtër “Fëmijët e saj” nga Hysen Hakani në restaurim, vepër kinematografike e vitit 1957
Nga Julia Vrapi Filmi shqiptar me metrazh të shkurtër “Fëmijët e saj” me regji nga Hysen Hakani është në proces restaurimi. Puna për restaurimin digjital të filmit vepër kinematografike e vitit 1957 po vijon në Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit në Tiranë. Për herë të parë në Shqipëri, sipas standardeve ndërkombëtare të FIAF, po kryhet në AQSHF nga specialisti Erand Meça restaurim filmi. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja një ditë më parë u shpreh për këtë proces restaurimi të kësaj vepre kinematografike në AQSHF, që po kryhet duke respektuar parimet profesionale. “Aktualisht po restaurohet për herë të parë filmi shqiptar me metrazh të shkurtër, “Fëmijët e saj” (1957), me regji dhe skenar nga Hysen Hakani. Procesi i restaurimit përfshin skanimin digjital të...
Burimi:
sot.com.al