Filmi i ri i Disneyt “Moana” zhgënjen pritshmëritë, kritikët: Një kopje e zbehtë e origjinalit

Filmi i ri i Disneyt “Moana” zhgënjen pritshmëritë, kritikët: Një kopje e zbehtë e origjinalit

Filmi i ri “Moana” ka kryesuar arkëtimet e fundjavës në ShBA dhe Kanada, por debutimi i tij është cilësuar më i dobët nga sa pritej për një projekt të Disneyt. Gjatë ditëve të para në kinema, ai ka gjeneruar rreth 37 milionë euro në Amerikën e Veriut dhe edhe 44 milionë euro në tregjet ndërkombëtare, duke arritur një total prej afro 81 milionë eurosh në nivel global. Pavarësisht një buxheti prej rreth 213 milionë eurosh, filmi nuk ka arritur të përsërisë suksesin e versionit të animuar të vitit 2016 apo të vazhdimit të tij, i cili kishte kaluar shifrën e një miliard dollarëve në arkëtime. Në kast rikthehet Dwayne Johnson në rolin e Mauit, ndërsa Catherine Laga’aia debuton si Moana. Edhe pse interpretimi i saj...