Fillon nesër në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Fillon nesër në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Korça do të mirëpresë nga data 13 deri më 15 qershor edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit Gjon Mili, një aktivitet që sjell në qytet artistë, kineastë dhe krijues të artit bashkëkohor nga vende të ndryshme të botës.Festivali organizohet nga AGORA Art Center dhe kurohet nga Yllka Gjollesha, me asistente kuratore Sisi Ndini. Edicioni i këtij viti zhvillohet nën temën “Are You Dreaming?” (“A po ëndërron?”) dhe përfshin një program me video art, filma eksperimentalë, dokumentarë, performanca audiovizuale dhe projekte të realitetit virtual.Aktivitetet nisin më 13 qershor në GAD Gallery, ku do të prezantohen vepra të artistëve dhe autorëve nga Koreja e Jugut, Holanda, Kanadaja, Kina, Australia, Italia, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Belgjika, Franca, Tajvani dhe Mbretëria e Bashkuar. Programi përfshin filma...