Filarmonia e Kosovës në Korçë, publiku shijon koncertin e veçantë në teatrin “Andon Zako Çajupi”

Filarmonia e Kosovës në Korçë, publiku shijon koncertin e veçantë në teatrin “Andon Zako Çajupi”

Për herë të parë, Orkestra e Filarmonisë së Kosovës u ngjit në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, duke sjellë një koncert të veçantë për artdashësit korçarë me tingujt e muzikës klasike shqiptare e botërore në qytetin e serenatave. Nën drejtimin e dirigjentit të njohur Baki Jashari, orkestra interpretoi një repertor të pasur artistik me vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj, të cilat u pritën me duartrokitje dhe emocione nga publiku në sallë. Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte interpretimi i një serenate të njohur korçare, një surprizë artistike që krijoi atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese në teatër. Dirigjenti Baki Jashari e cilësoi këtë interpretim si një dhuratë simbolike për qytetin e Korçës dhe publikun e tij artdashës. Emocionet...