Festivali “Më ço në fshatin tënd” mbledh dhjetra grupet folklorike në Dropull

Festivali “Më ço në fshatin tënd” mbledh dhjetra grupet folklorike në Dropull

Banorët e Dropullit përjetuan një mbrëmje mbresëlënëse, ku kultura, tradita e përkatësia ishin kryefjala e takimit festiv, “Më ço në fshatin tënd”. Ky aktivitet, prej 3 vitesh është kthyer në një festë tradicionale të muzikës popullore dhe polifonisë, në qarkun e Gjirokastrës. Eventi promovon traditat vendase, kostumet popullore dhe gatimet autentike. Përgjatë 3 edicioneve, festivali “Më ço në fshatin tënd”, ka mbledhur dhjetëra grupe folklorike në sheshin e Derviçanit. Ky festival dedikuar valleve tradicionale e këngëve polifonike, u organizua nga Shoqata Kulturore “Dhropoli” me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit në bashkëpunim edhe me Bashkinë Dropull. “Tradita, muzika dhe vallja bashkuan në edicionin e 3-të të Festivalit qindra banorë dhe vizitorë. Një festë e bukur e këngës polifonike dhe trashëgimisë sonë kulturore”,...