Festival i ri ndërkombëtar në Shkup, Bogujevci vlerëson rolin e artit në bashkëpunimin kulturor
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka marrë pjesë në edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia” në Shkup, ku muzika klasike dhe ajo operistike u ndërthurën me trashëgiminë kulturore të qytetit. Në një publikim në rrjetet sociale, Bogujevci ka ndarë momente nga mbrëmja artistike e mbajtur në ambientin historik të Kurshumli Hanit, duke e cilësuar festivalin si një ngjarje që sjell një kombinim të veçantë mes artit dhe trashëgimisë. Pjesë e programit ishte gala-koncerti “Inva & Friends”, me pjesëmarrjen e sopranos shqiptare me famë botërore Inva Mula dhe artistëve të tjerë të njohur, të cilët sollën interpretime të fuqishme dhe një program të përzgjedhur artistik. Sipas Bogujevcit, festivale të tilla kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin e jetës kulturore, duke krijuar...
Burimi:
kultplus.com