Ferrari prezanton makinën e parë elektrike me një çmim krejtësisht ‘të çmendur’
Ferrari ka zbuluar makinën e saj të parë tërësisht elektrike, duke shënuar një kthesë të madhe për prodhuesin e makinave sportive luksoze, ndërsa rivalë të tillë si Porsche dhe Lamborghini po i zvogëlojnë ambiciet e tyre për automjete elektrike për shkak të kërkesës së dobët. Modeli me katër dyer "Luce", që do të thotë "dritë" në italisht, u zhvillua me ndihmën e ish-kryedizajnerit të Apple, Jony Ive, dhe kolektivit të tij LoveFrom, dhe është gjithashtu Ferrari i parë me pesë vende, shkruan CNN . Ferrari dëshiron të tërheqë familje të pasura, duke u ofruar atyre vende të rehatshme, teknologji të lartë dhe një vëllim bagazhi prej 600 litrash. Dorëzimet e modelit të shumëpritur "Luce", çmimi i të cilit është 550,000 euro, duhet të fillojnë në...
Burimi:
syri.net