“FemFest 2026” bashkon artin, poezinë dhe teatrin për të shprehur fuqinë dhe rezistencën femërore

“FemFest 2026” bashkon artin, poezinë dhe teatrin për të shprehur fuqinë dhe rezistencën femërore

“FemFest 2026” me moton “Rezisto në të kuqe” u zhvillua në Tiranë, duke sjellë në qendër fuqinë, zërin dhe artin e grave. Një festival, që bashkoi artin, poezinë dhe teatrin për të shprehur fuqinë dhe rezistencën femërore, ku aktivitetet vijuan përgjatë katër ditëve. Hapja e festivalit u bë me mbrëmjen poetike “E kuqja e poezisë”, në qendrën kulturore “Tulla” në Tiranë, me promovimin e katalogut dedikuar 92 shkrimtareve shqiptare. Festivali “FemFest” synon fuqizimin e të drejtave të grave përmes artit, ndaj për këtë arsye, këtë vit, u botua kalendari i poeteve dhe shkrimtareve shqiptare, ku në mesin e tyre janë përfshirë edhe tri autore tashmë të ndjera: Drita Çomo, Edi Shukriu dhe Lindita Ahmeti. Gjithashtu në mbrëmjen poetike që çeli këtë festival, u nderuan gra...