Fatkeqësia më e madhe e një familjeje është jeta e pajetuar e prindërve

Fatkeqësia më e madhe e një familjeje është jeta e pajetuar e prindërve

“Fatkeqësia më e madhe e një familjeje është jeta e pajetuar e prindërve”.Në këtë përfundim ka arritur Jung-u, një ndër teoricienët e mi të preferuar në lëmin e psikologjisë. Nga Silvana Kola Loka Më qëllon të ngecem në një grusht fjalësh, të cilat, të renditura në mënyrën e duhur, arrijnë të ma përçojnë trurin tejpërtej. Dhe, në një sekondë të vetme, arrijnë të nxjerrin nga kujtesa ime gjithë atë mori jetësh të njerëzve që kam njohur, të pacientëve që kam trajtuar dhe të shumë të tjerëve, për të cilët kam dëgjuar të flitet.Sa të vërtetë e gjej këtë përfundim!Po! Jetët e pajetuara të dy njerëzve që janë prindërit e një familjeje, janë me të vërtetë fatkeqësia më e madhe e një familjeje.Ato jetë të lëna...