Faik Konica: Kostumi modern “grek’’, një imitim i poshtër i kostumit shqiptar
Nga: Faik Konica Me gjithë luftërat, shkeljet dhe turbullimet e paprera në tërë kohën e shkuar, populli shqiptar me forcën e vullnetit dhe fuqinë e tij të kundërshtimit, ka qenë i zoti të mbajë të gjallë, jo vetëm gjuhën e tij, të njohur nga filologjistë si më të vjetrën në Evropë të Juglindjes, po dhe ca nga traditat e tij të motshme. Një nga këto është kostumi kombëtar. Baroni Francis Nopça, një autoritet i njohur, në një nga librat e tij të fundmë mbi Shqipërinë, të botuar tre vjet të shkuara në Gjermani, ka botuar krah për krah dy fëtyra, një të një kostumi të sotmë të Shqipërisë, dhe një tjatër të një shembëlle prehistorike të zbuluar në një qark të Ilirisë së vjetër; të...
Burimi:
kultplus.com