Evropianët prehistorikë përdornin një shumëllojshmëri produktesh bimore dhe shtazore në gatim

Evropianët prehistorikë përdornin një shumëllojshmëri produktesh bimore dhe shtazore në gatim

Një studim i ri shkencor zbulon se komunitetet prehistorike në Evropë përdornin një gamë të gjerë produktesh bimore dhe shtazore në përgatitjen e ushqimit. Hulumtimi, i publikuar në revistën shkencore PLOS One, bazohet në analizën e mbetjeve organike të gjetura në enë qeramike të lashta. Studiuesit, të udhëhequr nga Universiteti i Jorkut në Britaninë e Madhe, përdorën disa metoda kërkimore, përfshirë ekzaminimin mikroskopik dhe analizat kimike, për të identifikuar gjurmët e bimëve që konsumoheshin nga gjuetarët-mbledhësit e lashtë në Evropë. Në kuadër të studimit u analizuan mbetjet organike të gjetura në 58 fragmente enësh qeramike të zbuluara në 13 vende arkeologjike në Evropën veriore dhe lindore, përfshirë Rusinë, Poloninë, Lituaninë, Estoninë dhe Danimarkën. Enët datojnë nga mijëvjeçari i 6-të deri në të 3-tin para Krishtit....