Esmeralda Shpata: Mezi pres të kalojnë ca ditë, dua të bëj sherr prapë!

Esmeralda Shpata: Mezi pres të kalojnë ca ditë, dua të bëj sherr prapë!

Po ti eja prapë… Nga Esmeralda Shpata Nuk do të flasim për grindjet tona. Sa herë i lëmë diçka të shtrenjtë tjetrit pa ia prekur. Inati ynë është i pakontrollueshëm deri në një pikë. Ama, sapo e kuptojmë se kësaj zonës që na dhemb po ta shkelim i jemi afruar sa një hap, tërhiqemi. Njërit i ndodh të përplasë derën, tjetrit t’i mbyllet dera në fytyrë. Po e quaj veten ai që e ha derën fytyrës. Ca lotë më kapin dhe inati më sjell në mendje vetëm rastet kur kam patur të drejtë. Të shaj me mendje, por jo aq shumë sa ta lëndoj veten, e kursej për të dy më duket. Kalojnë ca minuta, mbase dhe orë dhe sytë e veshët mbi telefon. Problemi...