Esmeralda Shpata: Mbrëmë më vajti ters e nuk të prita dot…

Esmeralda Shpata: Mbrëmë më vajti ters e nuk të prita dot…

Esmeralda Shpata Më bëhet sikur bie Nga Esmeralda Shpata Mbrëmë më vajti ters e nuk të prita dot.Ca të pathënave nuk u jap dot trajtë, i shpërbëj e i fsheh nëpër mendje aq thellë, saqë po të mendoj se duhen zbardhur, dridhem. Me siguri rrethanat e pafavorshme për t’i dalë faqebardhë jetës vijnë e më takojnë kur vjen rasti i pavolitshëm.Si nuk më mbetet gjë tjetër për t’ia dalë hullisë që kam ndërtuar vetë, gatuaj. Ah, kujdesi im, në krahasim me atë që duhet të bëj, ka një shije të stërholluare gruaje!Një dridhje e dukshme nxjerr në pah merakun e vjetër se papritur mund të vdes. E marrtë djalli njeriun fytyrngushtë, i cili nuk le kuptim pa shkoqitur dalldinë e çdo lëvizjeje të sajuar nga...