Ernesto Sabato nuk e harroi kurrë prejardhjen shqiptare

Ernesto Sabato nuk e harroi kurrë prejardhjen shqiptare

«Ne, fëmijëve, si pa dashje, gjyshja na mësoi ca fjalë nga gjuha e fëmijërisë së saj. Unë di për shembull se “bukë” do të thotë “pan”, “verë” do të thotë “vino”, “bir” – “hijo” etj. Më vjen keq që nuk e mësova dot këtë gjuhë, sepse shqiptarët dhe historia e tyre në Itali më kanë magjepsur.»Ernesto Toçi, stërgjyshja e të cilit ishte kushërira e parë e gjyshes nga nëna e Ernesto Sábatos, është një nga mbrojtësit më të mirë të rrënjëve kulturore të komunitetit shqiptar.Për të treguar forcën shpirtërore të atij populli vital, ai tregon historinë e një profesori shqiptar të lindur në Kalabri, fëmijët e të cilit flisnin shumë mirë shqip, italisht, anglisht dhe frëngjisht. Aty nga fundi i viteve gjashtëdhjetë (shekullit XX) profesori...