Ermal Meta flet pas finales së Sanremos: Festivali më i rëndësishëm i jetës sime!

Ermal Meta flet pas finales së Sanremos: Festivali më i rëndësishëm i jetës sime!

Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta ka reaguar në rrjetet sociale pas përfundimit të Festivalit të Sanremos në Itali, ku u rendit në vendin e tetë me këngën “Stella Stellina”. Nëpërmjet një postimi falënderues, artisti e cilësoi këtë eksperiencë si më të rëndësishmen në jetën e tij, duke nisur falënderimet ndaj drejtorit artistik Carlo Conti, i cili besoi në këngën e tij. “Ky festival ka qenë më i rëndësishmi i jetës sime, për shumë arsye”, shkruan Meta, duke falënderuar më pas të gjithë njerëzit që, sipas tij, e kanë rrethuar me dashuri dhe mbështetje gjatë javës së Sanremos. Në mesazhin e tij ai iu drejtua edhe publikut që ndjek muzikën e tij prej vitesh: “Të gjithë ju që dëgjoni dhe e doni muzikën time… ju detyrohem gjithçka”....