Emin Azemi: Me nanën, bri heshtjes që buron mall

Emin Azemi: Me nanën, bri heshtjes që buron mall

Nanës sime ia vizatova fushën e vendlindjesDhe e mora për krahu t’i prekNgjyrat e mia të premtimit – zhgënjimitMe nanën pa hetuar natën e sosëmBri heshtjes që buronte mallRrëfimet e moçme kërcëllejnëNga rrathët e demoluara të jashtëkohësAnkthi i strukur mbi shpinëKërruste Gjergj Elez AlinëBukën e sjellur për argatët e poemësE hëngrën vargjet e pakryera të pritjesNë këtë fushë nateNgjyrosen dëshmitarët pa shtëpiMe nanën për dore dolëm në shetiVetullën e atdheut e promovuam në pejsazh*Këtë vjershë timen (e shkruar shumë vite më parë) e solla për të kujtuar Nanën time, në 24-vjetorin e shkuarjes së Saj në amshim ObserverKult Lexo edhe: Pyetësori i Prustit/ Emin Azemi: Me bë mirë, edhe kur ndjehesh i zhgënjyer nga njerëzit, kjo është motoja ime e jetës…